Me kërkesë të SPAK gjykata ka pranuar të pezullojë nga detyra kreun e Prokurorisë së Sarandës, Kledian Llaho.
Kjo sepse Llaho është vënë nën hetim nga SPAK për korrupsion, pas dyshimeve se ka abuzuar me detyrën.
Sipas të njëjtave burime, kreu i prokurorisë dyshohet se ka kryer veprime me natyrë korruptive, duke kërkuar përftime të parregullta materiale, nga të cilat do të përfitonte në mënyrë të drejtpërdrejtë vjehrri i tij.
Dyshimet janë se ai ka kryer veprime të kundërligjshme edhe në raport me persona të tjerë duke abuzuar me funksionin e tij.