Pezullimi i marrëveshjes, reagon LDK: Dorëheqja është e domosdoshme, por e pamjaftueshme - Gazeta Express
string(85) "pezullimi-i-marreveshjes-reagon-ldk-doreheqja-eshte-e-domosdoshme-por-e-pamjaftueshme"

Lajme

Gazeta Express

22/07/2021 12:28

Pezullimi i marrëveshjes, reagon LDK: Dorëheqja është e domosdoshme, por e pamjaftueshme

Lajme

Gazeta Express

22/07/2021 12:28

Zëdhënësja e Lidhjes Demokartike të Kosovës, Sibel Halimi, ka reaguar me rastin e pezullimit të marrëveshjes për tiketa ngjitëse në automjete, e cila parashihte që qytetarët të paguanin nga 5 euro.

Halimi vlerëson se pezullimi i marrëveshjes u arrit nga presioni publik, teksa thotë se dorëheqja është e domosdoshme dhe e pamjaftueshme.

Lexo Edhe:

“Zgjodhi kompaninë e regjistruar vetëm me tre (3) punëtorë, përcaktoi çmimin për një tiketë që mund të kushtojë vetëm 5 cent dhe në fund pas një presioni publik e anuloi! Dorëheqja është e domosdoshme, por e pamjaftueshme”, shkruan Halimi në Facebook, transmeton Gazeta Express.

Dorëheqjen e zëvendësministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishi, po e kërkon edhe PSD.