Pezullimi i Dialogut Strategjik për shkak të Kurtit, Hoti: SHBA ka mbet veç edhe Ambasadën me e tërheqë - Gazeta Express
string(101) "pezullimi-i-dialogut-strategjik-per-shkak-te-kurtit-hoti-shba-ka-mbet-vec-edhe-ambasaden-me-e-terheqe"

Lajme

Gazeta Express

13/12/2025 17:31

Pezullimi i Dialogut Strategjik për shkak të Kurtit, Hoti: SHBA ka mbet veç edhe Ambasadën me e tërheqë

Lajme

Gazeta Express

13/12/2025 17:31

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në një intervistë për T7 ka folur për raportet e Kosovës me SHBA-në dhe për vendimin e qeverisë amerikane për ndërprerje të dialogut të planifikuar strategjik për shkak të veprimeve të Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti.

Hoti ka thënë se aktualisht raportet janë në nivelin më të ulët të mundshëm.

Sipas tij, hapi i radhës që ka mbetur pa u marrë pas pezullimit të dialogut strategjik është edhe tërheqja e Ambasadës së SHBA-së nga Prishtina.

“Është e pakuptueshme, me kosto gjithandej, politike e ekonomike. Ndërprerja e dialogut strategjik është mesazhi më i rëndë që mund t’i vijë Kosovës. Mesazhi tjetër është veç me ta tërheq Ambasadën, s’ka më tjetër”, ka thënë Hoti në Euro n’7.

Advertisement
Advertisement
Advertisement