Pezullimi i dialogut strategjik, Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku e Ramush Haradinaj ftohen në takim në Ambasadën e SHBA-së - Gazeta Express
string(84) "pezullimi-i-dialogut-strategjik-kreu-i-ldk-se-ftohet-ne-takim-ne-ambasaden-e-shba-se"

Lajme

Gazeta Express

12/09/2025 15:22

Pezullimi i dialogut strategjik, Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku e Ramush Haradinaj ftohen në takim në Ambasadën e SHBA-së

Lajme

Gazeta Express

12/09/2025 15:22

Liderët e Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës janë ftuar për takim në Ambasadën e SHBA’së pas njoftimit se SHBA ka pezulluar dialogun e planifikuar strategjik me Kosovën.

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se kanë pezulluar për një kohë të pacaktuar dialogun e plainfikuar strategjik të planifikuar me Kosovën për shkak të shqetësimeve në lidhje me veprimet e qeverisë në detyrë të Albin Kurtit.

Për këtë vendim ka njoftuar ambasada amerikane në Kosovë, e cila tha se veprimet e Qeverisë Kurti “kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke kufizuar aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar në mënyrë produktive me Kosovën mbi prioritetet e përbashkëta”.

SHBA tha se mbetet e përkushtuar të çojë përpara interesat e përbashkëta të Shteteve të Bashkuara dhe popullit të Kosovës, raporton Gazeta Express.

“Marrëdhënia jonë me Kosovën bazohet në një qëllim të përbashkët: forcimin e paqes dhe stabilitetit si bazë për prosperitet të ndërsjellë ekonomik. Fatkeqësisht, veprimet dhe deklaratat e fundit nga Kryeministri në detyrë Kurti kanë paraqitur sfida për progresin e bërë gjatë shumë viteve”, tha ambasada amerikane.

Ajo shtoi se dialogu strategjik kishte për qëllim forcimin e lidhjeve ekonomike dhe diplomatike në dobi të popullit amerikan dhe atij kosovar.