Analisti Shenoll Muharremi ka reaguar ashpër pasi ShBA-ja e ka pezulluar Dialogun Strategjik me Kosovën.
Ai ka bërë me dije se kjo dita më e zezë në histori për Albin Kurtin dhe VV-në.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kjo vjen pas masave të BE-së.
“SHBA sot ka pezullu pa afat Dialogun Strategjik me Kosovën. Kjo vjen pas masave të BE-së të cilat, përveq projekteve, kanë stopuar edhe avancimin e Kosovës në BE me vite. Në dekleratën e SHBA-së si arsye kryesore për pezullim të dialogut strategjik përmendet Kryeministri kujdestar Kurti. Deklarata është e drejtëpërdrejtë dhe tregon që veprimet dhe deklaratat e KM Kurti kanë rritë tensionin dhe paqëndrueshmërinë, duke e pamundësu bashkëpunimin e frytshëm mes SHBA dhe Kosovës. E vetmja gjë e mirë në deklaratë është fakti që përkrahja për popullin e Kosovës mbetet e fortë dhe se ky bashkëpunim do të vazhdojë me një qeveri tjetër. SHBA e sheh qeverinë kujdestare si pengesë në marrëdhëniet mes dy vendeve”, ka shkruar ai, duke dhënë detaje tjera.
“Ky është mesazhi më i fortë diplomatik që SHBA i ka dërgu ndonjë qeverie në Kosovë deri më sot. Fatkeqësisht, tepër negativ. Mirë që nuk është kundër Kosovës, as kundër popullit, është kundër qeverisë kujdestare dhe mënyrës si po e drejton Kosovën. Kjo na sjell te një realitet i thjeshtë. Pyetja thelbësore është “a e kemi ne luksin me e rreziku aleancën më të rëndësishme që kemi?” Mos të harrojmë që Kosova është ndërtu mbi partneritetin me SHBA, pa të cilin vështirë se ka paqe, e stabilitet.. po as ekonomi të qëndrueshme pa dy të parat nuk ka. Shumë njerëz do të thonë “po demokracia, ku mbeti”? Sepse Kurti është personi më i votuar. Përgjigja është e thjeshtë. Demokracia nuk ti ruan kufijtë, KFOR, NATO e SHBA po”, ka shkruar ai.