Petrovaska: Ministri i Punëve të Brendshme nuk mundet me telegrame ta pezullojë aktin juridik të miratuar nga Qeveria - Gazeta Express
string(116) "petrovaska-ministri-i-puneve-te-brendshme-nuk-mundet-me-telegrame-ta-pezulloje-aktin-juridik-te-miratuar-nga-qeveria"

Petrovaska: Ministri i Punëve të Brendshme nuk mundet me telegrame ta pezullojë aktin juridik të miratuar nga Qeveria

Gazeta Express

13/02/2020 19:28

Në pajtim me nenin 41 të Ligjit për organizim dhe funksionimin e organeve të administratës shtetërore mbikëqyrjen mbi punën e ministrive e kryen Qeveria dhe për këtë arsye akti juridik në fuqi i miratuar nga ana e Qeverisë nuk duhet dhe nuk mund të mos respektohet dhe i njëjtë të pezullohet nga një telegram e ministrit, shkruan në telegramin të cilin e dërgoi sot zëvendësministrja e Punëve të Brendshme Slavjanka Petrovska deri te të gjitha njësitë organizative në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Siç kumtoi MPB, informacioni i Petrovskës është në lidhje me telegramin e djeshëm, i dorëzuar nga ministri i Punëve të Brendshme Naqe Çulev deri te drejtuesit e të gjitha njësive organizuese në MPB, në të cilën tregohet se Vendimi për anulimin e vendimeve për sistemime në vendet e punës të Qeverisë së Republikës të Maqedonisë së Veriut është publikuar në Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë Veriore dhe e njëjta është në fuqi për ç’arsye detyrë e të punësuarve në Ministri është pa kusht ta respektojnë dhe zbatojnë.

Lexo Edhe:

“Theksoj domosdoshmërinë e respektimit të plotë të Vendimit të miratuar të Qeverisë që është në fuqi”, thuhet në telegramin e zëvendësministres Petrovska.

Sqaroi se ministri i Punëve të Brendshme si palë e pakënaqur mund të iniciojë procedurë në pajtim me procedurat e konfirmuara para institucioneve të sistemit, por edhe se urdhër i ministrit është në kundërshtim me ligjin dhe sundimin e së drejtës dhe paraqet nxitje në kryerjen e veprave penale.

A.SH.