Petrit Selimi: Osmani do të kërkojë zgjedhje në prill, kundërshtari i saj kryesor Kurti në verë kur është diaspora - Gazeta Express
string(112) "petrit-selimi-osmani-do-te-kerkoje-zgjedhje-ne-prill-kundershtari-i-saj-kryesor-kurti-ne-vere-kur-eshte-diaspora"

Lajme

Gazeta Express

06/03/2026 13:27

Petrit Selimi: Osmani do të kërkojë zgjedhje në prill, kundërshtari i saj kryesor Kurti në verë kur është diaspora

Lajme

Gazeta Express

06/03/2026 13:27

Ish-ministri i Jashtëm, Petrit Selimi, ka komentuar zhvillimet e fundit në vend, duke thënë se presidentja Vjosa Osmani do të synojë të caktojë datën e zgjedhjeve në prill, ndërsa kryeministri Albin Kurti gjatë verës kur ka më shumë diasporë.

Ai e quajti Kurtin tashmë kundërshtarin kryesor të Osmanit pas përplasjeve që patën këta dy me moskandidimin e Osmanit edhe për një mandat nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Kosova po hyn në fushatën e saj të TRETË zgjedhore brenda një viti. Presidentja Osmani do të kërkojë një proces të shpejtë dhe zgjedhje në prill. Ish-aleati i saj, atëherë (ar)mik, tani kundërshtari kryesor, kryeministri Kurti, do të kërkojë shtyrje deri në verë për të siguruar pjesëmarrje optimale të diasporës”, ka shkruar Selimi.

Advertisement
Advertisement
Advertisement