Ish-kryediplomati kosovar, Petrit Selimi, ka komentuar një prej fotografive virale të Hashim Thaçit që ka qarkulluar nëpër rrjete sociale, derisa ai po dëgjonte brenda sallës në Hagë pretendimet e Prokurorisë.
Selimi ka thënë se në këtë fotografi Thaçi ka buzëqeshur me absurditetin e Prokurorisë së Hagës.
“Kam punuar shumë me Hashim Thacin. E kam vizituar edhe në burg. Kam folur në telefon para një muaji. Ky ka ditur gjithmonë me e gjetë humorin, në momentet më të rënda”, ka thënë Selimi në FRONTAL të T7.
“Në këtë fotografi, këtu presidentit i ka dalë një buzëqeshje e vogël për absurditetin e Prokurorisë”, ka deklaruar ai.
“Ajo që ka thënë Prokuroria është një përbuzje”, ka shtuar ai./Express/