Ish-kryediplomati kosovar, Petrit Selimi, ka shkruar rreth historikut të krijimit të Gjykatës Speciale dhe presionit të madh ndërkombëtar që ekzistonte atë kohë.
Selimi në një postim në “X” ka thënë se përgjatë kësaj kohe janë shpenzuar miliarda dollarë për Specialen dhe sipas tij, asnjë diplomat që e ka takuar, evropian apo amerikan, nuk është krenar në rolin e luajtur për krijimin e Speciales.
“Secili prej tyre shpreh keqardhje dhe po, turp”, ka shkruar Selimi.
Sipas tij, Specialja e ka dëmtuar në mënyrë të pakthyeshme besueshmërinë e Perëndimit në Kosovë.
“Gjyqtarët do të duhet ta lirojnë Thaçin nga akuzat. Dëshmitarë të shquar të mbrojtjes dhe avokatët e udhëheqësve të UÇK-së sollën prova më se të mjaftueshme për të krijuar dyshime më shumë se të arsyeshme mbi çështjen e prokurorisë. Por dëmi i shkaktuar besueshmërisë perëndimore në Kosovë është i pariparueshëm”, ka shkruar Selimi./Express/
The judges will have to acquit Thaçi. Prominent defense witnesses and the lawyers of KLA leaders brought forth more than enough evidence to establish more than reasonable doubt on the prosecution’s case. But damage done to the Western credibility in Kosovo is irreparable. -END
— Petrit Selimi (@Petrit) February 24, 2026