Petrit Kllokoqi ngjitet në majën më të lartë të Evropës, Mont Blanc - Gazeta Express
string(66) "petrit-kllokoqi-ngjitet-ne-majen-me-te-larte-te-evropes-mont-blanc"

Sport

Gazeta Express

13/08/2025 23:21

Petrit Kllokoqi ngjitet në majën më të lartë të Evropës, Mont Blanc

Sport

Gazeta Express

13/08/2025 23:21

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi, ka realizuar një nga aventurat më të veçanta të jetës së tij duke u ngjitur në Mont Blanc – majën më të lartë të Evropës.

Në një postim , Kllokoqi ka ndarë përjetimin e tij, duke e përshkruar ngjitjen si një bekim të Zotit dhe një përqafim të maleve.

Ai këtë sukses ia ka dedikuar njerëzve më të dashur në jetën e tij – prindërve, motrave, nipërve dhe dashurisë së tij, duke theksuar se ata i kanë mësuar të kthehet gjithmonë drejt dritës, natyrës dhe maleve që i japin jetë.

“Me bekimin e Zotit dhe përqafimin e maleve, u ngjita në Mont Blanc – majën më të lartë të Evropës. Këtë ngjitje ia dhuroj zemrës tem: mamit, babit, motrave, mathukit tem Mires dhe Erzes, dashnis tem. Ju më mesut të kthehem drejt dritës, drejt natyrës e maleve që më japin jetë”, shkroi ai.