Petrit Abazi, kuratori nga Mitrovica i cili përdor artin në kufirin e paqartë politik mbi lumin Ibër - Gazeta Express
string(99) "petrit-abazi-kuratori-nga-mitrovica-i-cili-perdor-artin-ne-kufirin-e-paqarte-politik-mbi-lumin-iber"

Arte

Gazeta Express

14/09/2022 16:07

Petrit Abazi, kuratori nga Mitrovica i cili përdor artin në kufirin e paqartë politik mbi lumin Ibër

Arte

Gazeta Express

14/09/2022 16:07

Në kuadër të festivali ‘Manifesta 14’, janë tjetërsuar e ka pasur ndërhyrje në një varg hapësirash publike në shumë qytete të Kosovës. Pos Prishtinës edhe qyteti i Mitrovicës është bërë nikoqire e këtij festivali duke gërshetuar artist e artdashës. Një ndërhyrje me vepra artistike individuale është edhe ajo e Petrit Abazit, kuratorit nga Mitrovica.

Petrit Abazi, një kurator i lindur në Mitrovicë, bashkon artistët Stanislava Pinchuk dhe Piers Greville për të eksploruar mënyrat e pajtimit, riparimit dhe shërimit, duke vendosur dy vepra individuale arti brenda kufirit fluid dhe të paqartë politik të vetë lumit Ibër që ndan qytetin e Mitrovicës. Instalacioni i Pinchuk-ut “Evropa pa monumente” paraqet një plazh urban dhe fushëlojë në një qytet me burime tejet të pakta për hapësira publike qytetare dhe rekreative. “Çka është këtu” e Greville-it është një urë e mishëruar nga vetë njerëzit. Duke vendosur një kornizë në mes të lumit, artisti fton qytetarët nga të dy anët e qytetit të notojnë në shenjë solidariteti, së bashku kundër rrymës. Kanë mbetur vetëm dhjetë për të parë këtë instalacion të jashtëzakonshëm pasi do të çmontohet. Këtë bashkëpunim mund ta shihni në qytetin e Mitrovicës.

Lexo Edhe:

/Gazeta Express/