“Një takim informues mbi dialogun Beograd-Prishtinë dhe situatën sfiduese të popullit serb në Kosovë” u organizua në misionin e Serbisë në Bashkimin Europian, njoftoi ky mision në X.
Pjesëmarrës, sipas këtij njoftimi, ishin përfaqësuesit e shteteve anëtare të BE-së dhe institucioneve të BE-së të cilëve iu ligjëroi Petar Petkoviq, kryenegociator i palës serbe dhe drejtor i zyrës së ashtuquajtur Zyra për Kosovën në qeverinë serbe. Krahas tij ka folur edhe një zyrtar tjetër serb, Marko Antiq.
“Gjatë takimit informues, përfaqësuesit e shteteve anëtare të BE-së dhe institucioneve të BE-së u paralajmëruan për pasojat serioze të zbatimit të të ashtuquajturit ligj për të huajt dhe automjetet, të cilin Prishtina njoftoi se do të hynte në fuqi nga 15 marsi. Ata u informuan gjithashtu për situatën në terren, veçanërisht për pozicionin e vështirë të komunitetit serb, si dhe u theksua urgjenca e krijimit të Asociacionit”, thuhet në njoftimin e këtij misioni.
The briefing on the Belgrade-Priština Dialogue and the challenging situation of the Serbian people in Kosovo and Metohija took place today at the Serbian Mission to the EU. The briefing was held by Mr. Petar Petković, the Director of the Government’s Office for Kosovo and… pic.twitter.com/vH5t1hFK8e
— Serbia in EU (@SRBinEU) March 4, 2026