Petkoviq reagon pas zgjedhjes nënkryetar të Rashiqit: Nëse Kurti zgjedh Rashiqin, serbët do ta zgjedhin Listën Serbe edhe më fuqishëm - Gazeta Express
string(131) "petkoviq-reagon-pas-zgjedhjes-nenkryetar-te-rashiqit-nese-kurti-zgjedh-rashiqin-serbet-do-ta-zgjedhin-listen-serbe-edhe-me-fuqishem"

Lajme

Gazeta Express

10/10/2025 15:02

Petkoviq reagon pas zgjedhjes nënkryetar të Rashiqit: Nëse Kurti zgjedh Rashiqin, serbët do ta zgjedhin Listën Serbe edhe më fuqishëm

Lajme

Gazeta Express

10/10/2025 15:02

Lidhur me zgjedhjen e Nenad Rashiqit në postin e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës ka reaguar edhe shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq.

Sipas Petkoviqit, zgjedhja e Rashiqit është “krejtësisht joligjore”, pasi sipas tij, posti i nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb i përket “vetëm Listës Serbe”.

“Shkeljet e vendimeve ligjore të [kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin] Kurti arritën kulmin sot. Nëse Kurti zgjedh Rashiqin, serbët do ta zgjedhin Listën Serbe edhe më fuqishëm”, shkroi ai në X, duke u bërë thirrje serbëve në Kosovë që në zgjedhjet lokale, që mbahen të dielën, të mbështesin Listën Serbe./REL/