Petkoviq me mllef të madh ndaj Rashiqit: Ka veç emër dhe mbiemer serb - Gazeta Express
string(68) "petkoviq-me-mllef-te-madh-ndaj-rashiqit-ka-vec-emer-dhe-mbiemer-serb"

Lajme

Gazeta Express

08/01/2025 7:34

Petkoviq me mllef të madh ndaj Rashiqit: Ka veç emër dhe mbiemer serb

Lajme

Gazeta Express

08/01/2025 7:34

I ashtuquajturi drejtor i një zyreje të vetëquajtur “për Kosovën” në qeverinë serbe, Petar Petkoviq është hedhur në sulme të rënda ndaj politikanit serb të Kosovës, Nenad Rashiq, duke thënë se ky i fundit “ka veç emër e mbiemër serb”.

Petkoviq përcaktoi Listën Serbe si partinë politike të vetme që sipas tij përfaqëson serbët e Kosovës me mbështetje të Beogradit.

“Kurti i do serbët e vet besnikë në parlament, që janë gati të shesin besimin për darkë, që shumë herë, si Nenad Rashiqi, që votoi me dy duar për marrjen e pronave në Leposaviq dhe Zubin Poton për të ndërtuar baza policore”.

“Rashiq…i cili ka veç emër dhe mbiemër serb dhe është i gatshëm t’i nënshtrohet Kurtit, nuk i do të mirën serbëve”, ka thënë Petar Petkoviq, siç e citoi Kosovo-Online.

Advertisement
Advertisement
Advertisement