string(97) "petkoviq-ben-drama-ne-reagimin-ndaj-bislimit-dialogu-zhvillohet-prishtine-beograd-jo-kosove-serbi"

Lajme

Gazeta Express

31/05/2025 13:57

Petkoviq bën drama në reagimin ndaj Bislimit: Dialogu zhvillohet Prishtinë-Beograd, jo Kosovë-Serbi

Lajme

Gazeta Express

31/05/2025 13:57

Kreu i ekipit negociator të Serbisë, Petar Petkovic, ka reaguar ndaj një interviste që kreu i ekipit negociator të Kosovës, Besnik Bislimi, ka dhënë për mediumin “Deutche Welle”. Sipas Petkovicit, intervista e Bislimit “është një mashtrim i pastër”, raporton Express.

Petkovic ka thënë se s’është e vërtetë që Ekipi Menaxhues s’ka paraqitur draft-statut për Asociacionin.

Politikani serb ka dramatizuar dhe i është kapur zëvëndëskryeminstrit Besnik Bislimi edhe për formulimin që ka përdorur se dialogu po zhvillohet mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se sipas Rezolutës së OKB-së, dialogu zhvillohet mes “Prishtinës dhe Beogradit”.

“Është gënjeshtër që dialogu po zhvillohet midis “Serbisë dhe Kosovës” – Rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së e vitit 2010 vendosi një dialog midis Beogradit dhe Prishtinës”, ka shkruar Petkoviq./Express/