Petkoviq akuza Kurtit për arrestimin e Popoviq, bashkëpunëtorin e tij e quan të guximshëm - Gazeta Express
string(88) "petkoviq-akuza-kurtit-per-arrestimin-e-popoviq-bashkepunetorin-e-tij-e-quan-te-guximshem"

Lajme

Gazeta Express

18/07/2025 22:53

Petkoviq akuza Kurtit për arrestimin e Popoviq, bashkëpunëtorin e tij e quan të guximshëm

Lajme

Gazeta Express

18/07/2025 22:53

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka reaguar pas arrestimit të Igor Popoviqit nga autoritetet e Kosovës.

Përmes një statusi në platformën X, Petkoviq ka thënë se “në vend që të arrestojë terroristët që kanë bërë të këqija ndaj popullit serb, autorët e krimeve në Rahovec dhe në gjithë Kosovën, Albin Kurti arreston bashkëpunëtorin tim dhe të guximshmin, Igor Popoviq, sepse në përkujtimin në Rahovec ka thënë të vërtetën për UÇK-në kriminale dhe për vuajtjet e serbëve!”.

Ai shtoi se “prangat nuk do ta fshehin të vërtetën për krimet e UÇK-së!”, duke akuzuar Kurtin për veprime të motivuara politikisht ndaj serbëve në Kosovë.

Ndërkaq lidhur me rastin ka reaguar edhe ministri i Punëve të Brendshme i Qeverisë së Kosovës, Xhelal Svecla, i cili tha se Popoviq, gjatë fjalimit të tij në Rahovec, ka nxitur urrejtje e përçarje ndëretnike në vend.

Sveçla ka bërë të ditur edhe se Popoviq e ka cilësuar UÇK-në si organizatë terroriste, duke shtuar se deklarimet e tilla të modelit millosheviqian janë të dënueshme dhe trillime.