Petkoviq thotë se Kosova ka kthyer mbrapsht një autobus me serbë në Jarinje - Gazeta Express
string(75) "petkovic-thote-se-kosova-ka-kthyer-mbrapsht-nje-autobus-me-serbe-ne-jarinje"

Petkoviq thotë se Kosova ka kthyer mbrapsht një autobus me serbë në Jarinje

Lajme

Gazeta Express

19/06/2021 12:16

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ka thënë se sot 50 pelegrinë serbë janë kthyer mbrapsht nga policia e Kosovës.

Petkoviq ka thënë se pelegrinët kishin planifikuar të vizitojnë disa nga tempujt e Kishës Ortodokse Serbe.

Lexo Edhe:

“Vizita e tyre ishte njoftuar tek zyrtarët policorë sipas marrëveshjes dhe praktikave të mëhershme, duke konsideruar poashtu nevojën që ata të përcillen me polici shkaku i sigurisë”, ka thënë Petkoviq, raportojnë mediat serbe.

Sipas tij, pelegrinët kanë planifikuar të vizitojnë varret e paraardhsëeve të tyre, si dhe ta vizitojnë Manastirin e Deçanit.

Express do të ju mbajë të informuar për rastin.