Petkovic i drejtohet Zvicrës me një mesazh pasi u largua - Gazeta Express
string(56) "petkovic-i-drejtohet-zvicres-me-nje-mesazh-pasi-u-largua"

Futboll

Gazeta Express

28/07/2021 13:20

Petkovic i drejtohet Zvicrës me një mesazh pasi u largua

Futboll

Gazeta Express

28/07/2021 13:20

Vladimir Petkovic e ka falënderuar federatën zvicerane të futbollit dhe i ka uruar fat në kualifikime për Kupën e Botës 2020, në një mesazh të lamtumirës pasi u largua pas shtatë vjetëve qëndrimi në krye të ekipit kombëtar.

Petkovic, i cili e udhëhoqi Zvicrën drejt çerekfinales në Kampionatin Evropian 2020 këtë muaj, ka nënshkruar kontratë trivjeçare me klubin e Ligue 1, Bordeax, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

57-vjeçari e kishte marrë në dorë ekipin kombëtar helvetik në vitin 2014, duke e pasur Ottmar Hitzfeld.

Petkovic falënderon Federatën helvetike që e lejoi të transferohej në futbollin francez. Vitet e kaluara te kombëtarja nuk do t’i harrojë kurrë, teksa uron që Zvicra të kualifikohet në Botërorin e vitit të ardhshëm.

“Dua të falënderoj drejtuesit e Federatës për përmbushjen e dëshirës time dhe për faktin që më lejuan të përballem me një sfidë të re në karrierë.

Kalova shtatë vite të mrekullueshme te Zvicra, të cilat nuk do i harroj kurrë. Gjithashtu do të doja të falënderoja të gjithë ata që më mbështetën dhe më shoqëruan gjatë kësaj periudhe, duke bërë të mundur sukseset që kemi arritur.

Uroj që Zvicra të sigurojë një biletë në Katar 2022“, deklaroi trajneri boshnjak. Ndërkohë, drejtori i kombëtares së Zvicrës, Pierlugi Tami ndihet keq për largimin e Petkovic.

“E kuptoj trajnerin, por jam i zhgënjyer që po i japim fund bashkëpunimit tonë të suksesshëm përpara kohe. Ndodhemi në një fazë vendimtare të kualifikimit në Kupën e Botës, të cilën duhet ta vijojmë me një tjetër trajner.”