Petar Miletiq këshilltari më i ri i Kurtit- çfarë thoshte ai për VV'në më 2011 - Gazeta Express
string(76) "petar-miletiq-keshilltari-me-i-ri-i-kurtit-cfare-thoshte-ai-per-vvne-me-2011"

Petar Miletiq këshilltari më i ri i Kurtit- çfarë thoshte ai për VV’në më 2011

Lajme

Gazeta Express

22/09/2022 23:16

Kryeministri Albin Kurti ka marrë vendim që Petar Miletiqin ta emëroi këshilltar të jashtëm politik.

Demokracia.com e ka siguruar vendimin e nënshkruar nga Kurti që mban datën e sotme, 22 shtator, derisa detyrat dhe përgjegjësit e Miletiqit thuhet se janë të përcaktuara me Rregulloren e QRK-së për fushat e përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive.

Lexo Edhe:

Në pikën e tretë të vendimit, thuhet se marrëdhënia e punësimit të këshilltarit të jashtëm politik përfundon me mbarimin e mandatit të kryeministrit, nëse ky emërim nuk ndërpritet më herët.

Petar Miletiq në vitin 2012 ka qenë nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga partia serbe SLS.

Po në vitin 2012, Miletiq e kishte dënuar aksionin e Lëvizjes Vetëvendosje në pikat kufitare në Merdar dhe të Dheu i Bardhë.

Në një intervistë për gazetën serbe “Danas”, Miletiq pati thënë se zhvillimi i mëtejshëm i situatës varet nga Vetëvendosje, partia e Albin Kurtit që sot e bëri këshilltar, të cilën e akuzonte se gjatë vitit 2011 në Kuvendin e Kosovës i ka shkuar përdore të “imponojë një atmosferë antiserbe” për ç’arsye mes tjerash nuk janë nxjerrë ligje të rëndësishme për komunitetin serb.