“Përmirësimi i marrëdhënieve mes Moskës dhe Uashingtonit do të kërkojë kohë”, është shprehur zëdhënësi i presidentit rus, Dmitry Peskov.
Ai shtoi se angazhimi për të ndryshuar situatën duhet të jetë nga të dy palët.
Ai i bëri këto komente në një ditë kur i dërguari special i Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff pritet në kryeqytetin rus për bisedime.
Nga ana tjetër qeveria amerikane mund të vazhdojë me vendosjen e sanksioneve të gjera ekonomike ndaj Rusisë dhe vendeve që blejnë naftë dhe gaz prej saj.