Peshqit: Gjithçka që duhet të dini për shenjën e fundit të zodiakut - Gazeta Express
string(66) "peshqit-gjithcka-qe-duhet-te-dini-per-shenjen-e-fundit-te-zodiakut"

Peshqit: Gjithçka që duhet të dini për shenjën e fundit të zodiakut

Fun

Gazeta Express

22/02/2024 21:32

Peshqit, shenja e ujit, është e fundit e zodiakut. Ajo simbolizohet nga dy peshq që notojnë në drejtime të kundërta, duke përfaqësuar ndarjen e vazhdueshme të vëmendjes së Peshqve midis fantazisë dhe realitetit.

Si shenjë e fundit, Peshqit kanë përvetësuar çdo mësim, gëzimet dhe dhimbjet, shpresat dhe frikën , të shenjave të tjera.

Lexo Edhe:

Kjo i bën këto shenja krijesat më empatike dhe më të dhembshur në rrotën astrologjike. Me kaq shumë ndjeshmëri, ata mund të pushtohen lehtësisht nga emocionet e tyre dhe duhet të kujtojnë të qëndrojnë me këmbë në tokë pasi mund të rrëmbehen lehtësisht nga mendimet dhe fantazitë e tyre.

Planeti i tyre sundues është Neptuni, trupi qiellor që sundon krijimtarinë dhe ëndrrat. Sidoqoftë, në formën e tij më keqdashëse, Neptuni gjithashtu mbikëqyr iluzionet dhe nevojën e vazhdueshme për arratisje. Energjia e Neptunit është si energjia e oqeanit: magjike, misterioze dhe shpesh e frikshme.

Ata që i përkasin shenjës së Peshqve duhet të jenë të kujdesshëm me iluzionet dhe mendimet e tyre teorike. Shpesh, ata preferojnë ta shohin jetën me mendjelehtësi dhe i marrin lehtë problemet, gjë që mund t’i bëjë të duken të papërgjegjshëm dhe joserioz.

Injoranca e qëllimshme që shfaqin shpesh në situata të ndryshme të jetës nuk do t’i ndihmojë dhe shpesh do t’i bëjë të përballen me më shumë vështirësi, pasi problemet nuk largohen nëse i shpërfillni.

Megjithatë, si një shenjë e ndryshueshme, Peshqit përshtaten pa mundim me mjedisin e tyre. Ata janë tepër krijues dhe kanë instinkt dhe ndjeshmëri të shtuar. Ata pëlqejnë të ndajnë përvoja të përbashkëta me të tjerët dhe duan ngjarje romantike dhe përralla. Të butë dhe të qetë, ata rinovohen duke dëgjuar muzikë të mirë dhe duke krijuar art.

Ata janë të gatshëm të ndihmojnë pa pritur asgjë në këmbim, ata e duan familjen dhe miqtë e tyre dhe kanë aftësinë të largojnë dikë nga rrëmuja e tyre emocionale. Ata e duan organizimin dhe vështirë se rrezikojnë, pasi studiojnë dhe planifikojnë paraprakisht gjithçka që bëjnë, pasi e urrejnë ndryshimin. Është e sigurt që çdo marrëdhënie me ta do të jetë një udhëtim i thellë eksplorimi shpirtëror.

Personat e famshëm që i përkasin shenjës së Peshqve janë: Kurt Cobain, Dreë Barrymore , Cindy Craëford, Justin Bieber, Eva Mendes dhe Liza Minnelli.