Disa peshkatarë kapën një peshk me pamje të
çuditshme në Woodbury të New York, por që në fund nuk doli ashtu.
Peshku i llojit vermont u diagnostifikua me
leucizëm apo humbje të pigmentit, me ç’rast ngjyra e tij shndërrohet në të
bardhë dhe duket si i ngrirë.
Upi shkroi të enjten se autoritetet amerikane
deklaruan që peshku është totalisht i shëndetshëm, por ka këtë lloj tipari që i
humbet ngjyra.
“Leucizmi është një gjendje pigmenti që prek
disa nga qelizat e një kafshe, duke rezultuar në ngjyrë të zbehtë që mund të
jetë e ndarë ose pothuajse e plotë në tërë trupin”, u tha nga peshkatarët në
Facebook.
Peshku nuk kishte albinizëm apo humbje të
plotë e pigmentit, por leucizëm, që nënkupton mungesë të pjesshme.