Peshëngritje/ Vetëm 16 vjeç, Maida Lozi e katërta në Evropë në stilin e shkëputjes  - Gazeta Express
string(80) "peshengritje-vetem-16-vjec-maida-lozi-e-katerta-ne-evrope-ne-stilin-e-shkeputjes"

Shqiperi

Gazeta Express

30/07/2025 10:46

Peshëngritje/ Vetëm 16 vjeç, Maida Lozi e katërta në Evropë në stilin e shkëputjes 

Shqiperi

Gazeta Express

30/07/2025 10:46

Në Madrid peshëngritja shqiptare ka treguar se ka të ardhme. Pas suksesit dhe rekordeve të thyera nga Enkileda Carja, në sy ra edhe Maida Lozi. 16-vjeçarja u rendit e katërta në Evropë në stilin e shkëputjes duke ngritur 88 kilogramë në baterinë e saj.

Në peshën deri në 77 kilogramë, Maida u ngjit në pedanë me besimin në vetvete. Në provën e parë ajo ia doli të ngrinte 83 kilogramë në shkëputje, ndërsa në provën e dytë ngriti 88 kilogramë. Lozi tentoi në provën e tretë të ngrinte 91 kilogramë, duke mos ia dalë. Me 88 kilogramë të ngritura, Maida u rendit e katërta në Evropa në këtë disiplinë, duke treguar qartë se sporti i peshëngritjes e ka të ardhmen të sigurt.

Në shtytje Lozi ngriti 100 kilogramë dhe në dygarash me 188 kilogramë në total u rendit në vendin e pestë të përgjithshëm. Kampione u shpall rusja Varvara Kuzminova me 226 kg në total, por që garonte me flamurin e atletes ndërkombëtare.