string(68) "pesedhjete-persona-te-vdekur-nga-vershimet-ne-qender-te-afganistanit"

Lajme

Gazeta Express

18/05/2024 10:04

Pesëdhjetë persona të vdekur nga vërshimet në qendër të Afganistanit

Lajme

Gazeta Express

18/05/2024 10:04

Të paktën 50 persona kanë vdekur si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm dhe vërshimeve në qendër të Afganistanit, sipas autoriteteve afgane.

Mawlawi Abdul Hai Zaeem, zyrtar për informim në provincën qendrore Gor, i ka thënë agjencisë së lajmeve Reuters se nuk dihet se persona janë të lënduar pas përkeqësimit të situatës prej të premtes, që ka rezultuar me bllokim të disa rrugëve.

Lexo Edhe:

Zaeem ka thënë se 2.000 shtëpi janë shkatërruar plotësisht, 4.000 pjesërisht dhe më shumë se 2.000 dyqane janë nën ujë në kryeqytetin e provincës Gor, Feroz-Koh.

Javën e kaluar, vërshimet tjera të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm kanë shkatërruar fshatra në veri të Afganistanit, duke vrarë 315 persona dhe duke plagosur më shumë se 1.600 të tjerë, kanë thënë autoritetet afgane.

Të mërkurën, një helikopter i përdorur prej forcës ajrore afgane është rrëzuar për “arsye teknike” gjatë tentimeve për gjetje të trupave të viktimave.

Afganistani është zonë e ndjeshme ndaj katastrofave natyrore derisa Kombet e Bashkuara e konsiderojnë atë si një prej vendeve më të cenueshme ndaj ndryshimeve klimatike.

Ky vend është përballur me zvogëlim të shkallës së ndihmave prej vitit 2021, kur janë larguar forcat e huaja dhe pushtetin e kanë marrë talibanët.

Situata është përkeqësuar edhe më shumë në periudhën pasuese, pasi qeveritë e huaja e kritikojnë vazhdimisht udhëheqësinë e talibanëve për shtypjen e të drejtave të grave./REL