Sot bëhen pesë vjet nga arrestimi dhe dërgimi në Hagë i Salih Mustafës, ish-pjesëtar i UÇK-së.
Cali ishte arrestuar më 24 shtator të vitit 2020.
Ai ka në fuqi dënimin prej 15 vitesh burg, për krime të luftës.
Gjykata Kushtetuese e Hagës së fundmi kishte rrëzuar ankesën e tij, si rezultat, dënimi 15 vjet mbetet në fuqi.
Mustafa fillimisht ishte dënuar me 26 vjet burg, Apeli më pas e uli dënimin në 22 vjet, kurse më pas, përfundimisht, u dënuar me 15 vjet burg.