Pesë veturat më të klikuara në Instagram - Gazeta Express
string(40) "pese-veturat-me-te-klikuara-ne-instagram"

Pesë veturat më të klikuara në Instagram

Gazeta Express

26/11/2020 15:08

Janë të gjitha luksoze, të fuqishme dhe të shtrenjta makinat më të klikuara në Instagram, sipas faqes së specializuar ”Click4reg Private Plates”, shkruhet në revistën ”Vanityfair”, transmeton ATSH.

Në vendin e parë renditet një Porsche, pasuar me tre modele në renditje.

Lexo Edhe:

Revista prezantoi jo vetëm makinat më të njohura dhe më të shiturat, por ato më praktiket.

Të 15 makinat më të klikuara nxjerrin në pah dy elemente, e para se përdoruesit e rrjetit social preferojnë modele luksoze dhe e dyta ata mohojnë markat prestigjioze italiane, që nuk shfaqen aspak në këtë renditje.

Sipas kësaj parade hit, Porsche Panamera merr medaljen e artë në vendin e parë me 334 000 hashtags, pasuar nga BMW 7 Series dhe Rolls Royce Phantom.

Sidoqoftë, markat britanike fitojnë në numër duke vendosur 8 makina në renditje, të ndjekura nga markat gjermane me 5 modele.