Pesë ushqime që ulin nivelin e sheqerit në gjak - Gazeta Express
string(47) "pese-ushqime-qe-ulin-nivelin-e-sheqerit-ne-gjak"

Pesë ushqime që ulin nivelin e sheqerit në gjak

Shneta

Gazeta Express

28/05/2024 9:52

Balancimi i nivelit të sheqerit në gjak është gjë e nevojshme për shëndetin në përgjithësi. Për të arritur këtë gjë nevojitet të konsumohen ushqimet e duhura.

Times Of India ka renditur disa ushqime që mund të ndikojnë në uljen e sheqerit në gjak në mënyrë natyrale.

Lexo Edhe:

Bademet

Bademet ndihmojnë në balancimin e sheqernave në gjak sepse përmbajnë yndyra të shëndetshme, proteinë dhe fibra.

Për më tepër bademet kanë aftësi të përmbushin ndjenjën e të qenit të ngopur, gjë që nuk e bën organizmin të ketë nevojë për më shumë ushqime me sheqer.

Perimet me gjethe të gjelbërta

Perimet me gjethe të gjelbra, si spinaqi, janë të pasura me vlera ushqyese, vitamina, minerale e antioksidantë.

Këto perime mund të rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak sepse përmbajnë fibra, të cilat ndihmojnë tretjen dhe nuk lejojnë grumbullimin e sheqernave.

Lagumet

Lagumet, pjesë e të cilave janë bimët bishtajore si fasulet, bizelet e thjerrëzat, ndikojnë për të mirë kur bëhet fjalë për nivelin e sheqerit në gjak.

Këto ushqime përmbajnë fibra, proteina, vitamina e minerale të nevojshme për stabilizimin e nivelit të sheqerit në gjak.

Kanella

Kanella, gjithashtu vepron si terapi natyrale për zvogëlimin e nivelit të sheqerit në gjak.

Ullinjtë

Ullinjtë, të cilët përmbajnë yndyra të shëndetshme, sasi të bollshme të fibrave dhe vitaminës E, ndikojnë si stabilizues në nivelin e sheqerit në gjak.