Pesë ushqime që duhet t’i shmangni nëse doni të jetoni gjatë - Gazeta Express
string(59) "pese-ushqime-qe-duhet-ti-shmangni-nese-doni-te-jetoni-gjate"

Pesë ushqime që duhet t’i shmangni nëse doni të jetoni gjatë

Shneta

Gazeta Express

23/04/2024 13:30

Ne e dimë që mënyra se si ushqehemi, produktet që përdorim në recetat e gatimit, aktiviteti fizik i përditshëm, niveli i stresit, pse jo edhe faktori gjenetik, të gjitha këto ndikojnë në përcaktimin e jetëgjatësisë sonë.

Nëse doni të jetoni, pse jo deri në 100 vjeç, mjekët thonë se ka disa ushqime nga të cilat duhet të hiqni dorë duke i bërë kështu një shërbim të mirë vetes dhe shëndetit tuaj.

Lexo Edhe:

“Ushqimi është informacion. Nëse i japim informacion të keq trupit, sigurisht që mund të presim rezultate të këqija në shëndetin tonë. Prandaj është e rëndësishme që të hani ushqimet e duhura që ndikojnë në jetëgjatësinë e gjithsecilit prej nesh,” thotë Trent Orfanos, kardiolog në Illinois.

Ja cilat pesë ushqimet që nëse nuk i shmangni dot 100%, të paktën konsumojini në mënyrë të moderuar.

1. Makarona të bardha

Makaronat e bardha konsiderohen si karbohidrate të rafinuara. Pra, me fjalë të tjera, makaronat kanë shumë niseshte të përpunuar, e cila kur futet në organizëm kthehet në sheqer dhe kjo nxit inflamacionin.

2. Pijet me gaz

Pavarësisht se mund të keni një event, jeni të ftuar në një ditëlindje apo keni dalë për një gotë me miqtë, shmangni pijet me gaz. Sheqeri i tyre kthehet në sëmundje kronike me kalimin e viteve që prek zemrën dhe organet e tjera dhe ndikon në jetëgjatësinë tuaj.

3. Akulloret

Ushqimet me sheqer janë rrezik i lartë për sëmundje të zemrës, probleme me dhëmbët dhe shanse të shtuara për kancer. Ndaj, kujdes me sheqerin në dietën tuaj ushqimore.

4. Byreku

Byrekët e blerë, por edhe ato që bëhen në shtëpi me vajra të ndryshëm, përkthehen në yndyra që rrisin kolesterolin e keq dhe krijojnë inflamacion në organizëm.

5. Mishi i përpunuar

Mishi i përpunuar dhe sallamrat rrisin shanset për sëmundje të zorrës së trashë dhe zhvillim të kacereve të ndryshëm. Ndaj, sa më pak mish të kuq të përpunuar në dietë, aq më mirë për shëndetin dhe jetëgjatësinë tuaj.