Pesë shtretër për 500 të plagosur, Afganistani dhe pasojat e tërmetit - Gazeta Express
string(68) "pese-shtreter-per-500-te-plagosur-afganistani-dhe-pasojat-e-termetit"

Pesë shtretër për 500 të plagosur, Afganistani dhe pasojat e tërmetit

Gazeta Express

23/06/2022 23:10

Afganistani është duke u përballur me një situatë tepër të vështirë si pasojë e tërmetit që goditi vendin dy ditë më parë, i cili shkaktoi të paktën 1 mijë viktima dhe qindra të plagosur.

Autoritetet talebane po hasin vështirësi me operacionet e kërkim-shpëtimit dhe me mjekimin e të lënduarve, për shkak të kapaciteteve të ulëta në qendrat shëndetësore.

Lexo Edhe:

Sipas raportimeve, në një nga spitalet, pranë epiqendrës së tërmetit, aty ku dëmet dhe fatalitetet janë më të mëdha, nga 500 të plagosur që shkuan, 200 prej tyre humbën jetën pasi nuk kishte kushte për t’i mjekuar, ndërkohë që vetë ambientet kishin vetëm 5 shtretër.

Shumë të lënduar u dërguan në qytete pranë Gyan, ndërkohë që në ndihmë të të plagosurve ishin vetëm dy doktorë.