Trajneri i Maqedonisë së Veriut, Blagoja Milevski e shpalosi sot listën e futbollistëve për dy ndeshjet e muajit shtator.
Ndeshja miqësore me Arabinë Saudite dhe ndeshja kualifikuese për Botërorin 2025 kundër Lihtenshtajnit, duhet ta japin një pamje fillestare të formës së lojtarëve në sezonin e ri, shkruan AlsatM.
Lista e Milevskit përfshin edhe dy debutues, Reshat Ramadanin dhe Elmin Rastoderin.
Miqësorja me Arabinë Saudite do të zhvillohet më 4 shtator në Pragë të Çekisë.
Tri ditë më vonë, Maqedonia, në kuadër të ndeshjeve kualifikuese, do të përballet me Lihtenshtajnin në Shkup.