Pesë raste dhune në familje të raportuara në Kosovë brenda një dite - Gazeta Express
string(67) "pese-raste-dhune-ne-familje-te-raportuara-ne-kosove-brenda-nje-dite"

Lajme

Gazeta Express

09/08/2025 9:16

Pesë raste dhune në familje të raportuara në Kosovë brenda një dite

Lajme

Gazeta Express

09/08/2025 9:16

Policia e Kosovës ka regjistruar pesë raste të dhunës në familje më 8 gusht 2025, në komunat Prishtinë, Lipjan dhe Deçan.

Prishtinë, janë raportuar dy raste ku viktima ishin gra – njëra u sulmua fizikisht nga bashkëshorti, ndërsa tjetra raportoi dhunë psikike nga vjehrri. Në të dy rastet nuk pati të lënduar dhe procedurat po zhvillohen në mënyrë të rregullt.

Në një rast tjetër në Lipjan, një grua u sulmua fizikisht nga bashkëshorti dhe vjehrrit e saj. Pas tretmanit mjekësor, ajo u vendos në strehimore.

Deçan, një burrë raportoi se u sulmua fizikisht nga vëllai i tij, i cili është ende në arrati, ndërsa në një rast tjetër një burrë u arrestua pasi, nën ndikimin e alkoolit, ushtroi dhunë ndaj dy prindërve të tij.

Të gjitha rastet janë duke u trajtuar nga organet e drejtësisë.