Pesë ndihmës të Pence rezultojnë pozitivë me Covid-19 - Gazeta Express
string(53) "pese-ndihmes-te-pence-rezultojne-pozitive-me-covid-19"

Gazeta Express

25/10/2020 22:27

Pesë ndihmës të Pence rezultojnë pozitivë me Covid-19

Gazeta Express

25/10/2020 22:27

Të paktën pesë ndihmës të zëvendëspresidentit amerikan Mike Pence kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Marc Short, shefi i stafit  dhe ndihmësit e afërt Zach Bauer dhe Martu Obst janë në mesin e të infketuarve, raporton CNN

Lexo Edhe:

Zëvendëspresidenti dhe bashkëshortja e tij janë testuar negativë për Covid-19 dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Sipas një njoftimi të administratës amerikane, thuhej se zëvendëspresidenti do të vazhdojë me orarin e tij të përcaktuar.

Shtetet e Bashkuara kanë thyer rekordin ditor të rasteve kur të premten janë konfirmuar 84 mijë raste të reja.

Ngritja e rasteve ka nisur pak ditë para zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit.