“Pesë llojet e heshtjes” nga Teatri Kombëtar Slloven në TKK
Arte
Gazeta Express
15/05/2023 15:10
Nesër në Teatrin Kombëtar të Kosovës, vjen shfaqja “Pesë llojet e
heshtjes” nga Teatri Kombëtar Slloven “Nova Gorica” në kuadër
të Festivalit “FemArt” nga Shelagh Stepheson.
Rreth shfaqjes:
Vrasja e babait shkakton një hetim policor, një vlerësim psikiatrik dhe
përgatitjen e mbrojtjes për gjyq. Nga krimi deri te dënimi, historia tronditëse
e familjes shpaloset përmes fragmenteve dhe njëkohësisht pamëshirshmërisë së
sistemit shoqëror e juridik që mundëson dhunën. Babai Billy, nëna Mary dhe
motrat e rritura Susan dhe Xhenet jetuan për tre dekada të mbyllura në një
cikël familjar të marrëdhënieve abuzive. Nëpërmjet kujtimeve dhe përshkrimeve
të situatave dhe ndjenjave, përpilohet një histori abuzimi të rëndë fizik dhe
psikologjik, i ndodhur në heshtje për shumë vite: heshtja e katër anëtarëve të
familjes dhe heshtja e botës jashtë tyre.
Përkthyese: Irena Duša Draž Dramaturge: Tereza Gregorič Koreografe dhe asistente regjie: Klemen Janežič Lektore: Anja Pišot Skenografe: Sara Slivnik Kostumografe: Tina Bonča Muzika: Mateja Starič Ndriçimi: Uroš Gorjanc