Pesë kandidatë të pavarur për kryetar në Strugë - Gazeta Express
string(47) "pese-kandidate-te-pavarur-per-kryetar-ne-struge"

Maqedoni

Gazeta Express

02/09/2025 15:14

Pesë kandidatë të pavarur për kryetar në Strugë

Maqedoni

Gazeta Express

02/09/2025 15:14

Pesë kandidatë të pavarur për kryetar komune dhe tre lista të pavarura për këshilltarë janë parashtruar në Njësinë rajonale të Komisionit shtetëror zgjedhor në Strugë, konfirmuan për MIA-n nga KSHZ-Strugë.

Afati për grumbullim të nënshkrimeve për kandidatura të pavarura për Zgjedhjet lokale 2025, të cilat janë caktuar për më 19 tetor skadon sonte.

Parashtrimi i kandidaturave për garën për kryetar komune dhe lista të këshilltarëve të mbështetur nga partitë politike është deri më 13 shtator. Pas skadimit, publikisht do të publikohen të gjitha listt e konfirmuara.