Pesë fakte të rëndësishme rreth konsumimit të jodit - Gazeta Express
string(51) "pese-fakte-te-rendesishme-rreth-konsumimit-te-jodit"

Ushqimi/Dieta

Gazeta Express

24/01/2023 21:53

Pesë fakte të rëndësishme rreth konsumimit të jodit

Ushqimi/Dieta

Gazeta Express

24/01/2023 21:53

Sipas OBSH doza e rekomanduar ditore e jodit është 150-300 mikrogramë. Shumë shkencëtarë nuk janë dakord, pasi kjo llogaritje bazohet vetëm në nevojën e gjëndrës tiroide për jod.

Dr. Guy Abraham, një profesor i obstetrikës, gjinekologjisë dhe endokrinologjisë në Shkollën e Mjekësisë UCLA, sugjeron rritjen e konsumit ditor të jodit në 13 miligramë, kjo është e barabartë me sasinë e konsumuar nga japonezët.

Lexo Edhe:

Trupi i njeriut nuk mund të prodhojë apo të ruajë jod, ndaj është e nevojshme ta marrë atë çdo ditë , dhe ky mineral ka këto veti jashtëzakonisht të rëndësishme.

Jodi ka veti të shkëlqyera antibakteriale, antivirale, antifungale dhe antiparazitare

Jodi ndihmon në parandalimin e shumë sëmundjeve

Jodi ndikon në imunitetin tonë duke hequr radikalet e lira dhe duke mbrojtur qelizat nga stresi oksidativ. Përveç kësaj, stimulon aktivitetin e antioksidantëve të tjerë në trup

Jodi siguron funksionimin e duhur të gjëndrës tiroide

Mungesa e jodit gjatë shtatzënisë mund të ketë pasoja të rënda si për nënën ashtu edhe për foshnjën. Mungesa e jodit në tremujorin e parë mund të shkaktojë prapambetje mendore

Mineralet janë më mirë kur merren përmes ushqimit dhe pijeve. Një marrje e tillë është shumë më e dobishme sesa kur përdorni suplemente.

Burimet më të mira dietike të jodit janë alga deti, peshku detar, ushqimet e detit dhe kripa e jodizuar.

Kripa klasike është e disponueshme me dhe pa jod, dhe shumë kripëra të njohura, si kripa e detit dhe kripa rozë Himalayan, nuk përmbajnë jod. Shtimi i kripës në ushqim mund të rrisë rrezikun e problemeve të tjera shëndetësore si presioni i lartë i gjakut dhe sëmundjet e zemrës, ndaj këshillohet kujdes kur e përdorni. Nëse vendosni të shtoni kripë, sigurohuni që të jetë etiketuar “jodizuar”.

Bukuria dhe shëndeti vijnë nga brenda, është shumë e rëndësishme se çfarë futni në trupin tuaj me anë të ushqimit dhe ujit. /abcnews.al