Përzgjedhja e kandidatëve për deputetë dhe kryebashkiakë, Mustafaj: Shpresoj të dal i paturpëruar - Gazeta Express
string(95) "perzgjedhja-e-kandidateve-per-deputete-dhe-kryebashkiake-mustafaj-shpresoj-te-dal-i-paturperuar"

Gazeta Express

04/08/2020 12:55

Përzgjedhja e kandidatëve për deputetë dhe kryebashkiakë, Mustafaj: Shpresoj të dal i paturpëruar

Gazeta Express

04/08/2020 12:55

Ditën e sotme u mblodh Komisioni i vlerësimit të Partisë Demokratike të kandidatëve për deputet dhe kryetar bashkie.

Në përfundim të mbledhjes Besnik Mustafaj, ish- themelues i PD tha se propozimet e demokratëve kanë qenë serioze.

Lexo Edhe:

“Nuk jam zëdhënësi i Komisionit, por mund të them përshtypjet e mia personale të cilat janë shumë optimiste. Është një proces i ri, i panjohur në historinë politike të Shqipërisë së këtyre 30 viteve. Unë konstatova se ka një prurje jashtëzakonisht të pasur, çka tregon se propozimet e demokratëve në të gjithë Shqipërinë kanë qenë serioze.

Ne jemi seriozisht të angazhuar për të zgjedhur vlerat më të mira të këtij kontigjenti që përbëjnë burime njerëzore të mëdha, jo vetëm për Partinë Demokratike, por edhe për Shqipërinë. Gjërat janë në vazhdim, unë shpresoj që, në fund të këtij procesi, të dal i paturpëruar, sepse është detyra më e vështirë, më delikate dhe më komplekse që kam marrë ndonjëherë përsipër,” -tha Mustafaj.

Ndërsa një Genc Ruli një nga kritikët e PD, tha se vetë fakti që PD i bëri ftesë atij tregon një një shenjë pjekurie të forcës politike.

“Është një komision që vepron mbi elementet e besimit reciprok, janë gjeneratë të ndryshme po ti shohësh nga ta themeluesit, dhe prurje të reja.

Mendoj që ky proces është deklaruar nga vetë Basha që është një politikë hapje unë jam një njeri që kam pasur qëndrime kritike ndaj tij, dhe besoj që kjo ftesë që më bënë mua është shenje e pjekurisë së PD.

Sot unë jam dakord me çdo aksion politik të saj, dhe ndihem i nderuar që po përfshihemi e këtë proces që në fund do jetë fitore e madhe elektorale”, tha Ruli.