Përzgjedhësi i Kosovës në basketboll përkrah formimin e Kosovës A te femrat - Gazeta Express
string(75) "perzgjedhesi-i-kosoves-ne-basketboll-perkrah-formimin-e-kosoves-a-te-femrat"

Gazeta Express

10/08/2020 15:12

Përzgjedhësi i Kosovës në basketboll përkrah formimin e Kosovës A te femrat

Gazeta Express

10/08/2020 15:12

Përzgjedhësi i Kosovës në basketboll, Christos Marmarinos e ka përkrahur formimin e ekipit përfaqësues të Kosovës në konkurrencën e femrave, kategoria seniore.

Lexo Edhe:

Sipas tij, është mirë që tash e tutje edhe Kosova do ta ketë përfaqësuesen A, e cila mund të jetë konkurruese.

Më poshtë mund ta lexoni deklaratën e trajnerit të Kosovës:

Basketbolli është sporti i të gjithëve! Më vjen mirë që Federata e Basketbollit e Kosovës po planifikon të formojë Përfaqësuesen A të femrave, që do të garojë në Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla.

Vajzat e reja tani mund të ëndërrojnë të përfaqësojnë vendin e tyre. Është më e rëndësishme se kurrë t’i ofrojmë rinisë një ëndërr dhe mënyrën për ta arritur atë.

Përshëndes iniciativën e Federatës e cila do të sigurojë të ardhmen e femrave në sport. Shpresoj se e gjithë Kosova do ta përqafojë këtë përpjekje, unë me siguri do të jem një nga tifozët! GO KOSOVA!!”, ka thënë Marmarinos. /Gazeta Express/