Përvjetori i rënies së Mujë Krasniqit dhe bashkëluftëtarëve, Hoxhaj: Heroizmi i buronte nga atdhedashuria e trashëguar - Gazeta Express
string(116) "pervjetori-i-renies-se-muje-krasniqit-dhe-bashkeluftetareve-hoxhaj-heroizmi-i-buronte-nga-atdhedashuria-e-trasheguar"

Lajme

Gazeta Express

14/12/2025 10:53

Përvjetori i rënies së Mujë Krasniqit dhe bashkëluftëtarëve, Hoxhaj: Heroizmi i buronte nga atdhedashuria e trashëguar

Lajme

Gazeta Express

14/12/2025 10:53

Kandidati i PDK-së për deputet, Enver Hoxhaj ka kujtuar Mujë Krasniqin dhe bashkëluftëtarët e tij në përvjetorin e 27-të të rënies së tyre.

Duke publikuar fotografi me prindërit e Mujë Krasniqit, Enver Hoxhaj shkroi në Facebook se përmes tyre kuptohet se heroizmi i tij buronte nga një atdhedashuri e trashëguar.

“Sot kujtojmë komandant Mujë Krasniqin dhe bashkëluftëtarët e tij, që më 14 dhjetor 1998 në Pashtrik luftuan dhe ranë heroikisht për atdhe. Kur kam takuar dhe biseduar me nënën dhe babanë e Mujës, e kupton qartë se heroizmi i tij buronte nga një atdhedashuri e trashëguar brez pas brezi. Sakrifica e tyre mbetet themel i lirisë sonë. Lavdi Mujë Krasniqit dhe bashkëluftëtarëve të tij”, shkroi ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement