“Perveç Thaçit të gjithë ishin në varrim - Po të ishte baba im President e oficer do varrosej me nderime ushtarake” Pse nuk ishte garda në varrimin e Jusuf Gërvallës? - Gazeta Express
string(161) "pervec-thacit-te-gjithe-ishin-ne-varrim-po-te-ishte-baba-im-president-e-oficer-do-varrosej-me-nderime-ushtarake-pse-nuk-ishte-garda-ne-varrimin-e-jusuf-gervalles"

Lajme

Gazeta Express

25/08/2025 22:19

“Perveç Thaçit të gjithë ishin në varrim – Po të ishte baba im President e oficer do varrosej me nderime ushtarake” Pse nuk ishte garda në varrimin e Jusuf Gërvallës?

Lajme

Gazeta Express

25/08/2025 22:19

Zv.kryeministrja në detyrë, Donika Gërvalla, tha se “po të ishte babai im president ose oficer do të varrosej me nderime ushtarake”, duke shpjeguar ceremoninë e varrimit të Jusuf Gërvallës.

“Babai im ka qenë atdhetar dhe poet, ka kaluar 20 vjet i varrosur në Gjermani dhe mezi kam pritur momentin e parë që ta kthejmë, mundësitë janë krijuar në vitin 2002….Po të kishte qenë babai im president i Kosovës, oficer, atëreherë duhej varrosur me ndërime ushtarake. Pse qenka ushtarakja nderim më i madh sesa nderimi civil, këtu ka përplasje botëkuptimesh”, tha Gërvalla në Pressing, transmeton Express.

“Të gjithë kanë qenë përvec Hashim Thacit, të gjithë kanë qenë të informuar”, tha ajo për varrimin e babait të saj, Jusuf Gërvalla.