Drita e ka nisur me barazim fazën e ligës në Ligën e Konferencës.
Kampionia në fuqi e Kosovës barazoi 1:1 në udhëtim ndaj skuadrës finalendeze, KuPS, duke marrë një pikë të rëndësishme.
Kjo ishte pika e parë në histori të gjilanasve në një garë ndërkombëtare, shkruan Gazeta Express.
E përveç fitimit të një pike, Drita u shpërblye edhe me të holla.
UEFA ndan 133 mijë për barazim në një ndeshje të fazës së ligës në Ligën e Konferencës.
Në rast fitoreje në këtë fazë, UEFA ndan plot 400 mijë euro.