Pas mbylljes së pushimeve zyrtare, qeveria e Shqipërisë ka rifilluar aktivitetet, me takime të rëndësishme në zyrën e kryeministrit Edi Rama. Sot, Rama ka zhvilluar takime me disa ministra në prag të sezonit të ri parlamentar dhe përgatitjeve për Asamblenë e Partisë Socialiste, që pritet të jetë një ngjarje e rëndësishme politike për këtë periudhë.
Por përveç ministrave, në Kryeministri është parë edhe biznesmeni i njohur, Behgjet Pacolli, duke shtuar kureshtjen rreth temave që po diskutohen në mjediset e larta të politikës shqiptare. Pas përfundimit të takimit, Pacolli është parë duke dalë nga godina e qeverisë, duke ngjallur pyetje mbi angazhimin e tij në këto takime.
Takimet janë hapur nga ministri i Financave, Petrit Malaj, ndërsa më pas kanë marrë pjesë edhe ministrja e Sipërmarrjes, Delina Ibrahimaj, zv/kryeministrja Belinda Balluku dhe të tjerë. Një fokus i veçantë pritet të jetë përgatitja e Asamblesë së Partisë Socialiste, e cila do të shërbejë për të bërë publik kabineti i ri dhe ndoshta ndryshime të reja në strukturën e qeverisë.