Ndërtimi i kësaj rruge brenda zonës së veçantë të mbrojtur në Deçan shkaktoi telashe të mëdha. Punimet këtu u pezulluan me kërkesë të kryeministrit, pas ankesës së Manastirit të Deçanit. Por, zona të tilla nuk ka vetëm në Deçan.
Të drejta të njëjta ka edhe Manastiri i Graçanicës, që ndodhet vetëm 10 kilometra larg kryeqytetit.
E ndërtuar në vitin 1321, hapësira përreth saj njihet si zonë e veçantë nga Agjencia Kadastrale e Kosovës.
E si këto, janë edhe 42 objekte të tjera, shumica nga to janë manastire e kisha ortodokse, në gjithë territorin e Kosovës.
Të gjitha këto mbrohen me Ligjin për Zonat e Veçanta të Mbrojtura, i cili parasheh mbrojtjen e vlerave historike e kulturore të këtyre vendeve.
Ndërkohë, çështja e këtyre zonave u riaktualizua në kohën kur ka rifilluar dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.
Sipas Hjrullah Cekut, këto zona paraqesin një rrezik permanent për vendin.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, ka kritika sa i përket sjelljes së Kishës Ortodokse.
Edhe nga shoqëria civile kanë dyshime se serbët në procesin e dialogut, ku takimi i radhës do të ndodh në shtator do të kërkojnë kompetenca më të mëdha të këtyre objekteve fetare e kulturore.
Demhasaj gjithashtu u shpreh kritik ndaj kryeministrit Avdullah Hoti për pezullimin e ndërtimit të rrugës Deçan Plavë, pas kërkesës së presidentit Serb, Aleksandër Vuçiq.
Sëmundja Pulmonare Obstruktive Kronike (SPOK) është një gjendje e rëndë që prek rrugët e frymëmarrjes. SI SHKAKTOHET? Faktori kryesor...