Përveç Majlindës, nesër garojnë edhe dy sportistë tjerë kosovarë - Gazeta Express
string(63) "pervec-majlindes-neser-garojne-edhe-dy-sportiste-tjere-kosovare"

Sporte tjera

Gazeta Express

24/07/2021 23:47

Përveç Majlindës, nesër garojnë edhe dy sportistë tjerë kosovarë

Sporte tjera

Gazeta Express

24/07/2021 23:47

Nesër garon kampionia olimpike e Rio 2016, Majlinda Kelmendi.

Pas suksesit të jashtëzakonshëm të Distria Krasniqit, e cila e fitoi medaljen e artë në kategorinë deri në 48 kilogramë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, një tjetër medalje olimpike mund të vijë nesër për Kosovën.

Lexo Edhe:

Nesër, e diel në ora 02:00 të mëngjesit me kohën tonë garën do ta nisë shenjëtari Drilon Ibrahimi, për të vazhduar në ora 04:00 xhudistja Majlinda Kelmendi.

Kurse në ora 12:00 garën do ta zhvillojë notarja Eda Zeqiri.