Përveç liqenit Trump, në Kosovë ndodhet edhe një ujk me emrin e presidentit amerikan - Gazeta Express
string(83) "pervec-liqenit-trump-ne-kosove-ndodhet-edhe-nje-ujk-me-emrin-e-presidentit-amerikan"

Përveç liqenit Trump, në Kosovë ndodhet edhe një ujk me emrin e presidentit amerikan

Gazeta Express

25/09/2020 7:12

Liqeni i Ujmanit tani e tutje do të mbajë mbiemrin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Mirëpo, përveç liqenit i cili do të mbajë këtë emër, në Gjakovë ekziston edhe një ujk i quajtur Ujku Trump.

Pas marrëveshjes që u arrit në Washington nën ndërmjetësimin e Presidentit amerikan Donald Trump, u përmend si ide që Liqeni i Ujmanit të mbajë emrin e Trumpit, derisa ideja sot u realizua në praktikë nga serbët të cilët sot vendosën emrin e Trumpit te liqeni.

Lexo Edhe:

Gjatë negociatave në Shtëpinë e Bardhë, një pjesëtar i delegacionit të Kosovës e kishte dhënë idenë që ai të quhet Liqeni Trump.

E për këtë reagoi edhe emisari special Richard Grenell në Twitter, duke thënë se të dy palët kanë rënë dakord për këtë emër të ri, pra Liqeni Trump.

“Se si do quhet liqeni që është në Kosovë dhe Serbi ka qenë një pikë serioze fërkimi mes dy palëve pavarësisht nga kompromisi i propozuar nga SHBA-ja që të fillohet një studim fizibiliteti për të krijuar vende pune dhe më shumë energji për rajonin… Kështu që të dy palët kanë rënë dakord për një emër të ri: Liqeni Trump”, ka shkruar ai në Twitter.
Mirëpo emrin Trump, përveç liqenit në Kosovë, e mban edhe një ujk i cili quhet Ujku Trump.

Hysni Rexha nga Gjakova është personi i cili ka gjetur disa ujq të egër dhe më pas i ka strehuar dhe i ka ushqyer në shtëpi, derisa njërin nga ta nuk kishte dyshim sesi do ta quante.

Ujku Trump ishte emri i vendosur për njërin prej ujqve.

Ky ujk pra i quajtur Trump, është pjesë e familjes tash e disa vjet.

Rexha këtë e ka bërë për arsyen se SHBA-ja është aleati më i madh i Kosovës dhe e ka gjetur si mënyrë për ta falënderuar shtetin mik por edhe Trumpin për punën që bëjnë për vendin.