Perutnina Ptuj përkujdeset që konsumatori të ketë vëmendje kur bën blerjet e mishit - Gazeta Express
string(83) "perutnina-ptuj-perkujdeset-qe-konsumatori-te-kete-vemendje-kur-ben-blerjet-e-mishit"

Gazeta Express

17/02/2020 11:19

Perutnina Ptuj përkujdeset që konsumatori të ketë vëmendje kur bën blerjet e mishit

Gazeta Express

17/02/2020 11:19

I SHËNDETSHËM DHE I FRESKËT

Mishin të cilin e kemi në pjatat tona duhet të jetë i shëndetshëm, i freskët, i cilësisë së lartë dhe i përpunuar në mënyrën e duhur. Prandaj është e rëndësishme që të jeni të kujdesshëm gjatë kohës kur e bleni në dyqane. Kur bleni ushqime ju duhet t’i kushtoni vëmendje origjinës së atij produkti dhe zgjedhni produktet me mbishkrimin “top quality”. Prodhuesi duhet të garantoj që ushqimin të cilin e konsumoni është me të vërtetë i shëndetshëm dhe i pacenuar apo paprishur.

Lexo Edhe:

SHIKO DHE NUHATE

Për të shijuar një vakt të shijshëm të mishit të pulës apo gjeldeti, ju së pari duhet të inspektoni plotësisht produktin para se ta bleni. Mishi duhet të ketë një ngjyrë të lehtë pink apo të kuqe të lehtë, jo shumë e zbehtë, pasi ky indikator nënkupton që mishi ka ndejtur në raft shumë gjatë. Mishi gjithashtu duhet të duket elastik dhe i plotë. Kur bleni mish të freskët, është e këshillueshme që ta nuhasni atë. Në rast se vëreni aromë të pakëndshme ju duhet të merrni një paketim tjetër në raft. Kur blini mish të amballazhuar, sigurohuni që paketimi është i padëmtuar.

NJIHNI PRODHUESIN TUAJ

Është e rëndësishme të dini se nga kush jeni duke e blerë mishin. Blerjet nga fermerët privat të pulave apo në treg, janë më të rrezikshëm pasi që standardet e higjienës shpesh nuk konsiderohen si duhet dhe origjina e mishit nuk është gjithmonë e qartë apo e sigurt! Blerja në dyqan poashtu nuk është absolutisht e sigurt nëse shitësi nuk plotëson të gjitha standardet dhe udhëzimet e higjienës, mirëmbajtjes sidomos kur bëhet fjalë për mishin e pulës dhe gjeldeti. Të gjithë zogjët e kultivuar nga mbarështuesit (fermerët) e Perutnina Ptuj ushqehen me ushqimin e dedikuar për shpezë, kryesisht me misër, sojë, grurë, minerale dhe vitamina. Prandaj mund të themi: Një pulë e shëndetshme për një vakt të shëndetshëm. Një vakt i shëndetshëm për një trup të shëndetshëm.

BLEJ TË FRESKËT

Në muajt e verës është e këshillueshme që të blini mish të freskët në sasi më të vogla e më shpesh, sepse ju nuk mund ta ri-ngrini mishin e shkrirë meqë Perutnina Ptuj ofron edhe mishin e pulës në temperaturë minus (të ngrirë). Për më tepër, në stinën e verës cilësia dhe shëndeti i mishit të freskët mund të komprimentohet gjatë kohës sa ju jeni duke shkuar në shtëpi prej momentit që keni bërë blerjet, pasi është kohë shumë e nxehtë. Këshillohet që pasi ta keni blerë ta fusni në frigorifer, mbajeni rreth 40 minuta, duke u siguruar që nuk e keni ekspozuar direkt në temperatura të larta. Ju sugjerojm që kur të bëni blerjet, të bartni me vete një qese frigorifer të izoluar në mënyrë që mishi të ruhet nga temperaturat e verës. Kontrolloni tiketën në paketim – mishi i ngrirë ka tiketën treguese që është i ngrirë dhe mishi i freskët ka tiketën që tregon se është i freskët. Ky detaj është shumë i rëndësishëm për të parandaluar shitësin që të ju shes mish të ngrirë për të freskët.

LEXONI ETIKETAT NË PAKETIM

Kur bleni mish, apo ndonjë produkt tjetër, ju duhet t’i lexoni etiketat në paketim me kujdes. Bashkimi Evropian (BE) për kujdesin ndaj konsumatorit të saj ka speficikuar qartësisht informacionin që çdo prodhues duhet të vendos në paketim të produktit. Informacioni në lidhje me datën e skadencës kërkohet me ligj prandaj mos blini mish ku nuk është deklaruar data e skadimit. Përmbahuni edhe nga ato produkte të mishit ku data e skadencës është e palexueshme. Gjithashtu kontrolloni informacionin lidhur me prodhuesin, importuesin, përbërjen e paketimit, masën, serinë dhe origjinën. Konsumatori që është i ndërgjegjshëm dhe i vetëdijshëm për shëndetin e tij gjithashtu duhet t’i kushtoj vëmendje listës së aditivëve të përdorur në përgatitjen e mishit.

INFORMACIONI MBI ORIGJINËN

Informacioni mbi origjinën dhe mënyra e përpunimit të mishit janë bërë gjithnjë e më të rëndësishme gjatë viteve të fundit, pasi konsumatori dëshiron të dijë se ku dhe si rriten zogjët, poashtu dhe si përpunohet mishi. Gjithnjë e më shumë blejn mish me cilësi të lartë, etiketa veterinare, etiketa me origjinë gjeografike. Bashkimi Evropian ka bërë rrugën për të prodhuar mish me cilësi të lartë më të lehtë, pasi mishi me origjinë nga BE mbart etiketat e standardizuara që i ipen vetëm produkteve që plotësojnë standardet e kërkuara.