Sot, më 28 Nëntor, në Prizren u përurua shtatorja e Heroit të Kombit, Tahir Sinani.
Ceremonia u mbajt në Ditën e Flamurit, ditëlindjen e Adem Jasharit dhe përvjetorin e daljes publike të UÇK-së.
“Përurimi i kësaj shtatoreje në zemrën historike të shqiptarëve, në një datë kaq domethënëse, është nderim për rrënjët dhe sakrificën tonë kombëtare,” ka deklaruar Enver Hoxhaj.
Ai shtoi se kjo ditë simbolike lidhet edhe me rikthimin historik të figurës së Skënderbeut në Krujë, duke theksuar se “kjo është vazhdimësi e rrëfimit tonë kombëtar dhe një kujtesë e qartë për rrugën që kemi bërë si popull.”
“Në kryeqytetin historik të shqiptarëve, në Prizren, përuruam shtatoren e Heroit të Kombit, Tahir Sinanit. Në ditën kur lindi Shqipëria 🇦🇱, kur lindi Komandanti legjendar Adem Jashari dhe në përvjetorin e daljes publike të UÇK-së, nderuam edhe rikthimin simbolik të Skënderbeut në Krujë. Një datë që lidhet drejtpërdrejt me rrënjët, sakrificën dhe vazhdimësinë tonë kombëtare.”, ka shkruar Hoxhaj.