Përurohet shtatorja e Ibrahim Rugovës në Klinë, në zbulimin e saj marrin pjesë Osmani, Haradinaj e Hoti - Gazeta Express
string(101) "perurohet-shtatorja-e-ibrahim-rugoves-ne-kline-ne-zbulimin-e-saj-marrin-pjese-osmani-haradinaj-e-hoti"

Lajme

Gazeta Express

02/07/2026 11:39

Përurohet shtatorja e Ibrahim Rugovës në Klinë, në zbulimin e saj marrin pjesë Osmani, Haradinaj e Hoti

Lajme

Gazeta Express

02/07/2026 11:39

Është përuruar shtatorja e ish-presidentit historik Ibrahim Rugova në Klinë.

Në zbulimin e saj morën pjesë ish-presidentja Vjosa Osmani, Ramush Haradinaj i AAK’së dhe Avdullah Hoti i LDK’së. Po ashtu, në ceremoni ishte edhe djali i Rugovës, deputeti i zgjedhur i LDK’së, Ukë Rugova.

Haradinaj mbajti edhe një fjalë rasti aty.

“Brezave të tërë shqiptarëve që u angazhuan për lirinë dhe pavarësinë do t’i nderojmë përjetë, brez pas brezi. Nderime për të gjithë deputetët e Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut 1990. Nderime për Presidentin Ibrahim Rugova, për dëshmorët dhe martirët e kombit. Respekt për të gjitha kategoritë e lirisë”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement