Personi që u vra në Lipjan është një 22-vjeçar - Gazeta Express
string(46) "personi-qe-u-vra-ne-lipjan-eshte-nje-22-vjecar"

Lajme

Gazeta Express

06/08/2022 8:44

Personi që u vra në Lipjan është një 22-vjeçar

Lajme

Gazeta Express

06/08/2022 8:44

Një i ri është vrarë mbrëmë në Lipjan, e dy persona të tjerë janë plagosur. Rasti ka ndodhur në një lokal në rrugën  “Lidhja e Prizrenit”.

Gazeta Express merr vesh se personi që ka mbetur i vrarë është një 22-vjeçar, me inicialet D.G.

Lexo Edhe:

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Ahmeti ka bërë me dije se deri te vrasja ka ardhur pas një mosmarrëveshje.

“Mbrëmë rreth orës 23:40, policia ka marrë informatën për një vrasje të ndodhur në një lokal në rrugën ”Lidhja e Prizrenit” në Lipjan.  Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat e deritanishme janë ngritur dyshimet se një mosmarrëveshje mes disa personave ka rezultuar me vrasje të një personi, si dhe plagosjen dhe dy personave të tjerë”, ka thënë Ahmeti.

Rasti është cilësuar si vrasje e rëndë.

“Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për arrestimin e personave të dyshuar, si dhe janë duke punuar për ndriçimin e plotë të rasti i cili është cilësuar si vrasje e rëndë”, ka deklaruar Ahmeti./Gazeta Express