Sonte rreth orës 19:26 është plagosur një person në rrugën “UÇK” në Mitrovicën e Jugut.
“Lidhur me rastin, policia ka arrestuar dy persona të dyshuar, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur katër gëzhoja”, ka konfirmuar për Gazetën Express, zëdhënësi i policisë rajonale të Mitrovicës, Avni Zahiti.
Gazeta Express ka kontaktuar edhe me zëdhënësin e Spitalit të Mitrovicës, Shpend Fazliu, për të mësuar rreth gjendjes shëndetësore të të plagosurit.
Lidhur me rastin, Fazliu tha: “Në ora 19.48, në Shërbimin Emergjent të Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë është paraqitur një rast, 25 vjeçar me lëndime në këmbë. Aktualisht, po merr trajtim dhe terapi jashtë rrezikut për jetë”, tha Fazliu për Gazetën Express.