Raportohet se personi që u gjet i vdekur në "Dragodan" është vëllai i Unikatilit, deklarohet policia - Gazeta Express
string(83) "personi-qe-u-gjet-i-vdekur-ne-dragodan-eshte-vellai-i-unikatilit-deklarohet-policia"

Lajme

Gazeta Express

02/03/2025 19:27

Raportohet se personi që u gjet i vdekur në “Dragodan” është vëllai i Unikatilit, deklarohet policia

Lajme

Gazeta Express

02/03/2025 19:27

I riu që është gjetur i vdekur sonte në Prishtinë, Mentor Palokaj, është vëllai i reperit të njohur Unikatil.

Lajmin për vdekjen e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se viktima është gjetur pa shenja jete në një banesë në lagjen Arbëria në Prishtinë.

Rasti është duke u hetuar.

Konfrimimi i saj i plotë:

Sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në lagjen Arbëria në Prishtinë. Viktimë në këtë rast është një mashkull (1983), vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Hetuesit policor në koordinim me prokurorin po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes.